Jepet tenderi 3.4 milionësh për renovimin e Stadiumit të Gjakovës, punët pritet të kryhen për 13 muaj

Komuna e Gjakovës ka dhënë tenderin 3.4 milionësh për renovimin e stadiumit të qytetit, saktësisht konstruksionin e mbulesës dhe ndriçimin e fushës së lojës. Punët parashihet të përfundojnë për 12-13 muaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kontrata, me vlerë totale 3 milionë e 424 mijë e 264 euro, është planifikuar të nënshkruhet më 1 shtator.

Me këtë tender është shpërblyer grupi i operatorëve ekonomik “UNICRON SH.P.K; Astraplan SH.P.K”.

Kategoritë
LajmeVendi