Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në aktivitetet e Orës së Kodimit me nxënësit e klasës së 6-të të ShFMU “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Nagavci bashkë me nxënësit u njoftua me mënyrën e kodimit, për çka foli për rëndësinë që në këtë periudhë ka aftësimi në teknologji.
E para e Arsimit nga aty falënderojë nxënësit për përkushtimin e treguar, duke sqarua se në 300 shkolla ka filluar Java e Kodimit. Ajo madje kërkoi nga nxënësit që nëse kanë ide inovative ta kontaktojë në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat.
“Sot janë më shumë se 300 shkolla në secilën prej komunave të Republikës së Kosovë që nxënës po e realizojnë Orën e Kodimit bashkë më mësimdhënësit e tyre. Faleminderit që më mundësuat edhe mua të mësoj nga ky proces shumë i rëndësishëm”.
“Kënaqësi me iu pa kaq të interesuar edhe entuziastë, besoj që rezultatet edhe sukseset e tuaj të jenë motiv edhe për nxënësit e tjerë, që të kemi përdorim edhe më të madh të orës së kodimit. Shumë suksese të gjithë dhe kodim të suksesshëm. Nëse keni ide inovative mos hezitoni të na kontaktoni”.
Zëvendësministri i Arsimit Taulant Kelmendi, tha se janë shumë të entuziazmuar që në Kosovë po mbahet Ora e Kodimit, duke u siguruar nxënësve mbështetje.