Izraelitët provokojnë banorët e Gazës me cigare: “Pirja e duhanit është e rrezikshme, por Hamasi është më i rrezikshëm”

Ushtria izraelite me të gjitha mjetet propagandistike përpiqet të provokojë anëtarët e Hamasit, dhe në këtë drejtim përdor cigare.

Sipas mediave izraelite, gjatë disa ditëve të fundit, nga avionët në zonën e Khan Yunisit në jug të Gazës, përveç fletëpalosjeve propagandistike, janë hedhur edhe cigare.

Edhe pse më parë IDF-ja pretendonte se hedh fletëpalosje në rast njoftimi për sulm në zonat e Rripit të Gazës ose për ofrimin e shpërblimeve për informacione rreth liderëve të Hamasit, këtë herë situata është ndryshe.

Në vend të mesazheve, banorët kanë marrë cigare.

“Pirja e duhanit është e rrezikshme, por Hamasi është më i rrezikshëm”, “Hamasi po djeg Gazën”, janë disa nga mbishkrimet në cigare.

Çmimi aktual i një cigareje në Rripin e Gazës është 27 dollarë, ndërsa një paketë shitet për 430 dollarë.

“Kjo ‘taksa’ ka ndihmuar Hamasin të vazhdojë të financojë mbijetesën e tij gjatë luftës me një kosto të madhe për banorët e Gazës”, shkruan Jerusalem Post.

Një nga zyrtarët e sigurisë ka deklaruar për mediat izraelite se shpërndarja e cigareve me këto mesazhe kishte për qëllim të transmetonte mesazhe kundër Hamasit.

Kategoritë
BotaLajme