Ushtria izraelite shkatërroi një tjetër shtëpi në qytetin e Khalilit (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, me arsyetimin se ishte “e palicensuar”
Ushtria izraelite shkatërroi një tjetër shtëpi në qytetin e Khalilit (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, me arsyetimin se ishte “e palicensuar”, raporton Anadolu.
Palestinezi Muhenned Abu Jahisha në deklaratën për Anadolu tha se ushtarët izraelitë bastisën vendbanimin Izna në perëndim të qytetit të Khalilit.
Duke thënë se ushtarët izraelitë ia rrënuan shtëpinë 2-katëshe dhe 220 metra katrorë në zonën “C” me arsyetimin se ishte “e palicensuar”, Abu Jahisha tha se shkatërrimi ishte një befasi për ta dhe se ata i nxorën gjësendet me ndihmën e fqinjëve të tyre para prishjes.
Në mëngjes, Izraeli shkatërroi një shtëpi tjetër që u përkiste palestinezëve në vendbanimin El-Ciftlik në qytetin Jericho të Bregut Perëndimor.
Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Sipas të dhënave zyrtare palestineze, ushtria izraelite shkatërroi 318 ndërtesa që u përkisnin palestinezëve në gjysmën e parë të vitit 2024.