Analisti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj deklaratës së së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, duke e akuzuar Beogradin se po vazhdon përpjekjet për relativizimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Islami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar: “E ashtuquajtura Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë doli me një deklaratë përmes së cilës përkujtohen civilët serbë të vrarë në rrethin e Rahovecit më 1999, pa i përmendur asnjëherë civilët shqiptarë të masakruar nga Serbia si rrjedhojë e fushatës gjenocidale ndaj shqiptarëve në atë vit”.








