“Nëse SHBA-ja do të godasw ndonjë urë ose central elektrik iranian, Teherani do të përgjigjej duke sulmuar infrastrukturën rajonale, përfshirë objektet energjetike ku Washingtoni ka interesa”, paralajmwroi burimi iranian
Një burim ushtarak iranian ka paralajmwruar se Teherani do të godasw infrastrukturën rajonale, përfshirë objektet energjetike, nëse Washingtoni sulmon ura dhe centrale elektrike në Iran, pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të goditur infrastrukturën iraniane lidhur me sulmet ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.
Mw herwt, Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të bombardojë një urë ose një central elektrik iranian sa herë që Teherani sulmon një anije tregtare në këtë rrugë ujore strategjike.
Duke folur për agjencinë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, burimi tha se Irani ka një “vendosmëri prej çeliku” për të ushtruar sovranitetin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit dhe se “nuk do të lejojë kurrë më që kjo rrugë ujore të bëhet burim kërcënimesh” kundër vendit.
Burimi shtoi se lundrimi nëpër ngushticë do të mbetet i sigurt për sa kohë që anijet koordinohen me Iranin dhe respektojnë rregullimet e vendosura nga Teherani.
Në të kundërtën, ai tha se Irani do të vazhdojë të ushtrojë atë që e përshkroi si vendosmërinë e tij të palëkundur për të kontrolluar këtë rrugë ujore strategjike, si pjesë e garantimit të sigurisë së tij afatgjatë.
“Nëse SHBA-ja do të godasw ndonjë urë ose central elektrik iranian, Teherani do të përgjigjej duke sulmuar infrastrukturën rajonale, përfshirë objektet energjetike ku Washingtoni ka interesa”, paralajmëroi ai.
Burimi tha gjithashtu se SHBA-ja duhet ta ketë kuptuar plotësisht gjatë 10 ditëve të fundit se Irani është i aftë të godasë çdo objektiv që zgjedh, duke shtuar se çdo “aventurë” e Trumpit “edhe një herë do të përfundonte me dështim”.
Ky paralajmërim vjen teksa forcat amerikane dhe iraniane kanë vazhduar shkëmbimin e sulmeve, pavarësisht një marrëveshjeje kornizë të ndërmjetësuar nga Pakistani, e nënshkruar në qershor, për t’i dhënë fund luftës që filloi në shkurt dhe për të hapur rrugën drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.











