Sot, gjatë orëve të mbrëmjes, Inspektoriati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, kanë realizuar inspektime të përbashkëta në 17 lokacione në Prishtinë, ku cak ishin qendrat e masazhit, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së tyre.
Si rezultat i këtyre inspektimeve, Inspektorati i Tregut ka bërë mbylljen e përkohshme të 9 lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e masazhave.
Ndaj operatorëve ekonomik që në kundërshtim me ligjin ushtrojnë veprimtarinë e tyre, do të shqiptohen masat ndëshkuese sipas ligjit në fuqi.
Ministria e Industrise, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mbetet e angazhuar në zbatimin e plotë të ligjit në mbrojtje të interesit publik.