Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, njofton se nga data 01.09.2025 ka intensifikuar inspektimet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe për të monitoruar çmimet e teksteve shkollore.
Ky hap është një masë për të siguruar respektimin e kërkesave ligjore dhe për të mënjanuar shkeljet që mund të dëmtojnë konsumatorët si dhe krijimtarinë intelektuale, thuhet në njoftim.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka inspektuar mbi tridhjetë (30) operatorë ekonomik të ndryshëm të cilët ushtrojnë këtë veprimtari dhe në të gjitha rastet ku janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore, inspektorët e tregut kanë marrë masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, vijon njoftimi.