Incident mes dy vëzhguesve në Korishë të Prizrenit, policia: Nuk lidhet me zgjedhjet

Rreth orës 15:30, në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit është raportuar një sulm verbal mes dy qytetarëve, të cilët ishin gjithashtu vëzhgues të zgjedhjeve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Pas marrjes së informatës, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të dy personat janë ftuar në stacionin policor për intervistim”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se nga hetimet paraprake dhe në konsultim me prokurorin, është konfirmuar se incidenti nuk ka pasur lidhje me procesin zgjedhor.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili do të vendosë për procedurat e mëtejshme në përputhje me kompetencat ligjore”, ka thënë Bytyqi. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi