Hyseni: Albin Kurti është një mashtrues ordiner

Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni po e quan kryeministrin Kurti mashrues ordiner, raporton Gazeta Blic.

Ai për “Expose” thotë se Qeveria e Kosovës është fut në një luftë me BE-në për një temë që nuk ka asnjë mundësi ndikimi.

“Nuk ka gabim më të madh se të futesh në një lufë pa ndonjë rol. Qeveria e Kosovës është fut në një luftë me BE-në për një temë që nuk ka asnjë mundësi ndikimi. Lajçak është aty me miratimin e 7-8 vendeve të Bashkimit Evropian, ai ka qenë afër përfundimit të mandatit shpesh, por atij i është ripërtrirë mandati dhe mendoj që gjasat janë shumë të mëdha që Lajçak do të vazhdojë përsëri, duket se ai e ka përkrahjen e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-ve”, tha ai.

“Në anën tjetër, kur flasim për vendimet e Kurtit nuk mund të parashikojë asgjë për të. Ai është mashtrues ordiner, i paparashikueshëm”, tha ai për emisionin “Expose”, raporton Gazeta Blic.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi