Hutët nga Jemeni kryen një sulm të ri ndaj Izraelit dhe deklaruan: “Mbështetje për rezistencën e popullit të shtypur palestinez”

Zëdhënësi i Huthëve jemenas, Yahya Saree, njoftoi se Hutët kanë kryer një tjetër sulm ndaj Izraelit dhe se në shënjestër ishte aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv.

Ai theksoi se sulmi është realizuar me raketën balistike “Dhu al-Fiqar” dhe se operacioni ka arritur qëllimin e tij.

“Kjo është një fitore për popullin palestinez të shtypur dhe një mbështetje për rezistencën e tyre,” deklaroi Saree.

Gjithashtu foli për sulmet amerikane mbi Jemenin dhe tha se ato kanë qenë të pasuksesshme.Forcat jemene konfirmuan se agresioni amerikan ka dështuar në përpjekjet për të ndaluar Jemenin që të vazhdojë mbështetjen për popullin palestinez. Dhjetëra bastisje dhe sulme nuk do të na pengojnë. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim operacione kundër armikut izraelit,” shtoi zëdhënësi i Huthëve.

Sirenat për sulm ajror u dëgjuan të dielën pasdite në qendër të Izraelit dhe në Jerusalem pas lëshimit të raketës nga Jemeni. Fragmentet e saj u gjetën në Modi’in dhe Tel Aviv.

Ky ishte të paktën sulmi i tetë i Huthëve ndaj Izraelit që nga 18 marsi, kur Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) rifilluan sulmet ndaj Rripit të Gazës.

 

Kategoritë
BotaLajme