Humbja ndaj Sigal Prishtinës bën që Peja ta shkarkojë Milaqiq

Humbja ndaj Sigal Prishtinës bën që Peja ta shkarkojë Milaqiq

Peja ka vendosur të shkarkojë trajnerin Damir Milaqiq.

Kjo erdhi pas humbjes në derbi ndaj Sigal Prishtinës, të cilët e bënë të ditur në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Trajnerin Milacic e falenderojmë për kontributin e tij, duke i uruar suksese në hapat e radhës në karrierë. Klubi jonë shumë shpejt do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri”, shkruhej në njoftimin e KB Pejës.

Peja, është e 4-ta në renditje të Superligës me 37 pikë.

Kategoritë
Sport