Hoti “godet” Kurtin e Osmanin: Marrëveshja e Ohrit një gropë ku ra Kosova

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e parë kontraktuale e Kosovës me BE-në është ajo e vitit 2015 e nënshkruar nga Qeveria Mustafa për Stabilizim Asociim.

Në një postim në Facebook, Hoti thotë se Qeveria Kurti e degradoi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit duke iu nënshtruar zbatimit të asaj të Ohrit, e cila siç thotë ai ka disa nene problematike.

Tutje ai thotë se tani që është bërë dëmi, e Kosova po vuan nga Sanksionet e BE-së, Kurti thekson ai se po kërkon që të shkëputet procesi i integrimit evropian i Kosova nga Marrëveshja e Ohrit.

Sipas tij, Kurti e Presidentja kanë rënë në gropë me pranimin e kësaj marrëveshje.

Postimi i plotë:

Në vitin 2015, Qeveria Mustafa ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, e cila e trason rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Kjo mbetet marrëveshja e parë kontraktuale e Kosovës me Bashkimin Evropian, sigurisht me status të veçantë pasi kishte dhe ka ende vende të BE-së që nuk e njohin Kosovën.

Qeveria aktuale e degradoi MSA-në dhe gjithë procesin e integrimit evropian të Kosovës duke ia nënshtruar atë zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka disa nene shumë problematike për rendin kushtetues dhe ligjor së Kosovës.

Marrëveshja e Ohrit u bë me vullnet të lirë, bile Kryeministri insistonte nëpër korridoret e hotelit në Ohër për nënshkrim të marrëveshjes.

Tani kur është bërë dëmi, kur Kosova po vuan nga sanksionet e Bashkimit Evropian që kanë bllokuar rreth 300 milionë për projekte të ndryshme, në Shkup, Kryeministri kërkon që të shkëputet procesi i integrimit evropian i Kosovës nga Marrëveshja e Ohrit. Gjithë ai aparat qeveritar, me gjithë ata këshilltarë, e me Presidenten juristen, si nuk e kanë kuptuar gropën ku kanë rënë me pranimin e Marrëveshjes së Ohrit? Është e kuptueshme tani injorimi që iu bënë BE-ja kur kërkojnë të shkëputet procesi i integrimit evropian të Kosovës nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi