Hibrid: Sondazhet e rreme ndër format më të përhapura të dezinformimit gjatë zgjedhjeve lokale

Sondazhet e rreme kanë qenë ndër format më të përhapura të dezinformimit gjatë raundit të parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

Në raportin e publikuar nga Hibrid tregohet se 81 për qind e keqinformimit në mediat sociale, kanë qenë lajme tërësisht të rreme, ndërsa pjesa tjetër janë përbërë nga manipulime faktesh, teori konspirative dhe raportime të njëanshme.

Po ashtu, në bazë të këtij raporti, nga zyrtarët dhe mediat serbe janë evidentuar 20 përmbajtje të keqinformimit, ndërkaq në mediat ruse 74 përmbajtje të keqinformimit.

Kategoritë
LajmeVendi