Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është deklaruar sa i përket procesit të gjykimit në Hagë që po bëhet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai në konferencën për media tha se besojnë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.

“Vetëvendosje ka qenë konsistente përgjatë gjithë kohës për sa i përket Gjykatës Speciale ne kemi kundërshtuar qysh në fillim, një gjykatë që gjykon monetnikisht, pra vetëm një etni, kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë. Kjo është dëshmuar edhe gjatë procesit të votimit të asaj kohe, kemi kundërshtuar, refuzuar dhe sot po e shohim që problemet që po sjellin dhe nuk qëndron ajo që na ishte thënë atëherë që do të bëhet vetëm një gjykim apo pastrim i imazhit të luftës çlirimtare. Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë pra në pafajësinë që gjykata megjithatë të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë atë që po gjykohen atej dhe të kthehen këtu dhe pastaj janë çështje të tjera se çfarë ka ndodhur pra gjatë procesit të qeverisjeve. Mirëpo sa i përket Gjykatës Speciale si të tillë  ne qysh e kemi thënë atëherë, e kemi të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Murati.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi