“Gjatë mandatit të tij, ai ka qenë një bashkëbisedues i hapur dhe një mbështetës i zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, tha Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin në largim të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunc Angili.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Haxhiu, nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se e ka falënderuar ambasadorin Angili për “bashkëpunimin e mirë, qasjen konstruktive dhe angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”.
“Gjatë mandatit të tij, ai ka qenë një bashkëbisedues i hapur dhe një mbështetës i zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, tha Haxhiu.
Tutje, Haxhiu bëri të ditur se i ka uruar ambasadorit Angili suksese në angazhimet e ardhshme duke shprehur bindjen se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë të thellohet.


















