Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën për bllokimin e qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se qëllimi i saj është të pengojë vazhdimin e qeverisjes së pas vitit 2021.
“Çështja nuk është një emër, çështja është se opozita po dëshiron ta kthejë situatën para 14 shkurtit 2021. Ata po bëjnë çmos për të penguar konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë Kurti 3,” tha Haxhiu.
Ajo shtoi se opozita, në vend se të sfidojë me pyetje parlamentare dhe debate, po e mban peng Kuvendin, ndërsa për të si ministre në detyrë është e rëndësishme t’i japë llogari këtij institucioni.
Çështja nuk është te një emër, çështja është se opozita po dëshiron që ta kthejë situatën para 14 shkurtit të vitit 2021 dhe jo që të vazhdojë qeverisja e mirë pas vitit 2021 e tutje. Ata po bëjnë çmos për të penguar konstituimin e Kuvendit, për të penguar Qeverinë Kurti 3. Për bindjen time kjo është një opozitë e qoroditur, sepse në vend që të konstituohet Kuvendi dhe pastaj të na sfidojnë me pyetje parlamentare, me debate, me projektligje, këta e mbajnë peng Kuvendin e Kosovës. Për mua si ministre në detyrë është e rëndësishme që t’i jap llogari Kuvendit të Kosovës,” tha ajo.