Haxhiu njofton se është arrestuar një oficer korrektues

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, ku edhe një oficer korrektues është pezulluar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas saj, me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë – përfshirë drejtorin e qendrës, një mbikëqyrës të lartë dhe katër zyrtarë korrektues.

“Ritheksoj se askush nuk është mbi ligjin. Çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri, duke garantuar llogaridhënie dhe siguri në të gjitha institucionet korrektuese,” ka deklaruar Haxhiu.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi