Haradinaj takohet me ministrin çek: Kërkon përkrahjen e Çekisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvořák.

Përmes një njoftimi ai ka thënë se e ka falënderuar ministrin çek, për mbështetjen e vazhdueshme që bën Republika e Çekisë ndaj Kosovës.

Haradinaj ka kërkuar përkrahjen e tyre për integrimin e Kosovës në BE dhe anëtarësimin në NATO.

Ai njëkohësisht theksoi rëndësinë e largimit të sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

“Ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies në vend”, ka thënë Haradinaj.

Në postimin e plotë thuhet:

Takova Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, z. Martin Dvořák, me të cilin bisedova për zhvillimet politike në të cilat po kalon vendi ynë dhe rajoni. E falënderova për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë vendit tonë në shtet-ndërtim dhe vazhdon ta japë në proceset në të cilat ndodhemi. Gjithashtu, kërkova nga z. Dvořák përkrahjen e tij dhe te shtetit çek në aspiratën tonë për integrim evropian e veçmas në synimin tonë për anëtarësimin në NATO. Ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies në vend

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi