Haradinaj: Po lutemi për zgjedhje të reja sa më shpejt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka shprehur shqetësim për situatën politike dhe ekonomike në vend, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se vonesat në miratimin e buxhetit dhe problemet me pagat e punëtorëve të sektorit publik po krijojnë vështirësi serioze.

Sipas Haradinajt, këto janë pasojë e qasjes së Qeverisë Kurti, e cila, siç tha ai, “ka penguar dhe zvarritur proceset”.

“Sapo përmbyllën takimin e kryesisë së partisë, së pari pas raundit të dytë pas zgjedhjeve në këtë takim diskutuam për zhvillimet politike në vend është një shqetësim i madh pengesat e gjata me pamundësi të aprovimit të buxhetit të vendit, dhe shumë situata të tjera që janë jo të lehta, punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga”, deklaroi kryetari i AAK-së

Haradinaj deklaroi se dalja nga kjo gjendje është shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërsa njoftoi se AAK ka nisur përgatitjet për to.

“Ka shumë shqetësime të tjera në diskutim sot AAK-ja vlerëson që të gjitha këto vështirësi e sfida që po kalon Kosova si pasojë e qasjes së Kurtit i cili në vazhdimësi e ka pengu zvarrit proceset kemi shqetësim për këtë gjendje. Mendojmë që dalja nga kjo gjendje është pikërisht shpallja e zgjedhje, kjo ishte tema e dytë përgatitja për zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Haradinaj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi