Grupi Huthi i Jemenit mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj anijeve të gazit në portin egjiptian

Autoritetet egjiptiane ende nuk kanë identifikuar zyrtarisht palën përgjegjëse për sulmin.

Grupi jemenas Huthi mohoi raportimet që e lidhin grupin me një sulm me dron ndaj dy anijeve të gazit në Portin e Damietës në Egjipt, në bregdetin e Mesdheut, transmeton Anadolu.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në thashethemet për shënjestrimin e një anijeje në Portin e Damietës në Republikën Arabe të Egjiptit”, tha një burim në Ministrinë e Jashtme të drejtuar nga Huthit në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve Saba, e lidhur me grupin.

Burimi tha se Huthit sulmojnë vetëm Arabinë Saudite, duke e cilësuar qëndrimin e grupit të tij si “të qartë, të deklaruar dhe të hapur”.

“Lundrimi është i sigurt në Detin e Kuq dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësime”, shtoi burimi.

Më herët gjatë ditës, Egjipti konfirmoi se një dron shkaktoi zjarr në bordin e dy anijeve në Portin e Damietës në bregdetin e Mesdheut të mërkurën. Autoritetet egjiptiane ende nuk kanë identifikuar zyrtarisht palën përgjegjëse për sulmin.

Konfirmimi erdhi një ditë pasi një shpërthim goditi një objekt lundrues për ruajtjen e gazit natyror të lëngshëm (LNG), në pronësi dhe operim të SHBA-së, me flamur të Ishujve Marshall, në Portin e Damietës, sipas kompanisë së rrezikut detar Ambrey.

Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump premtoi përgjigje “shumë të ashpër” pas sulmit me dron ndaj anijes në pronësi të SHBA-së në Egjipt.

Kategoritë
BotaLajme