Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje në një lokal biznesor në kryeqytet.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia rajonale e Prishtinës.
Pas kësaj policia ka dalë në vend të ngjarjes ku aty ka kuptuar se nën kërcnim të armës këtij biznesi i janë grabitur një shumë e parave, shkruan lajmi.net.
Policia në kordnimin me organet e akuzës kanë ndërmarrë masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.
“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha ajo.