Golashënuesi i Ligës së Kampionëve sezonën e kaluar kreu umren: “Faleminderit Allahut që më thirri, elhamdulilah”

Futbollisti i Borussia Dortmundit, Serhou Guirassy, i shfrytëzoi ditët e tij të lira në një mënyrë të veçantë, duke kryer umren në qytetin e shenjtë të Mekës.

Pas përfundimit të ibadetit, Guirassy ndau një mesazh të fuqishëm falënderimi.

“Çfarë udhëtimi! Elhamdulilah, e falënderoj Allahun që më thirri. Allahu ma pranoftë këtë umre, amin”, shkroi Guirassy në Instagram.

Umra nuk është vetëm një udhëtim në Mekë, por një udhëtim i thellë shpirtëror, një mundësi për pastrimin e zemrës, kërkimin e faljes dhe kthimin tek Allahu me besim dhe qëllim të ripërtërirë.

Në tokën e shenjtë, ku miliona besimtarë kanë shkelur para tij, Guirassy qëndroi krah për krah me myslimanë nga e gjithë bota, duke treguar se para Allahut nuk kanë vlerë as fama dhe as statusi, por vetëm qëllimi i sinqertë dhe devotshmëria.

“Dhe kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut”, thotë Allahu i Lartësuar në suren El-Bekare.

Të shtojmë se Guirassy është fituesi aktual i çmimit për golashënuesin më të mirë të Ligës së Kampionëve, të cilin sezonin e kaluar e ndau me Raphinha-n; të dy shënuan nga 13 gola secili.

Kategoritë
Sport