GOL! Zvicra në epërsi ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”

Pas një pjesë të parë pa gola, me të filluar pjesa e dytë ka shënuar Zvicra.

“Helvetikët” e kanë gjetur golin të parët në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shënuar në minutën e 47-të.

Golin për mysafirët e shënoi Ruben Vargas, pas një hutie para mbrojtjes.

Zvicra tashmë po udhëheq dhe siguron kualifikimin direkt në Kupën e Botës.

Kategoritë
Sport