Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka marrë vendim për vendosjen e kufizimeve në vizitat e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke ndaluar hyrjen e 11 personave të caktuar në objektin e paraburgimit.
Në vendimin e lëshuar më 18 gusht 2025, thuhet se kufizimet vlejnë vetëm për vizitat jo të privilegjuara dhe përfshijnë emrat e Artan Behramit, Blerim Shalës, Ismail Sylës, Vllaznim Kryeziut, Milaim Ahmetajn, Milaim Cakiqit, Avni Kastratit dhe katër persona të tjerë emrat e të cilëve janë të redaktuar, ngjashëm si edhe emrat e vëllezërve të Thaçit.
Nga ana tjetër, mbrojtja e Thaçit, e udhëhequr nga Sophie Menegon, e konsideroi kërkesën për kufizime si të panevojshme dhe që cenojnë të drejtat themelore të ish-presidentit për jetën private dhe familjare.
Gjykatësja Masëlo, në përputhje me vendimin, vendosi që “kufizimet e reja do të rishikohen çdo tre muaj prej Gjykatëses nëse janë ende të domosdoshme”