Gjithandej dyshime se a u sëmurë përnjëmend Vuçiq, kardiologu i tij: Ka pasur dhimbje në gjoks, shtypja e gjakut 165/98

Kardiologu Dragan Dinçiq, i cili, sipas fjalëve të tij, prej vitesh është pjesë e ekipit që kujdeset për presidentin serb tëAleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se ky i fundit është kthyer papritur nga Shtetet e Bashkuara pas që ka pasur dhimbje të forta në kraharor që, sipas vetë Vuçiçit, kanë zgjatur  disa sekonda.

Megjithatë, sipas dëshmive të të pranishmëve në atë moment, siç tha Dinčić, dhimbja ka zgjatur disi më gjatë.

Sipas Dinčićit, dhimbja kishte lidhje me tensionin e lartë të gjakut të Vuçiçit, i cili, pasi kishte marrë një terapi të caktuar, 45 minuta më pas kishte tension 165 me 98. Kardiologu shtoi se ka gjasa që para marrjes së terapisë, tensioni të ketë qenë shumë më i lartë.

Ai shtoi gjithashtu se Vuçiç, gjatë më shumë se 10 viteve të fundit, ka pasur tri episode të ngjashme, të cilat kanë qenë kryesisht të lidhura me vlera jashtëzakonisht të larta të tensionit të gjakut, raporton Danas, përcjell Gazeta Express.

“Presidenti mori një terapi shtesë mjaft intensive dhe, pas 45 minutash, kur mbërriti ekipi mjekësor nga Amerika, u matën vlerat e tensionit 165 me 98, gjë që tregon qartë se tensioni para marrjes së terapisë ishte ndjeshëm më i lartë. Mjekët amerikanë, në mënyrë shumë profesionale, kryen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, por presidenti, përkundër rekomandimeve të tyre, vendosi të kthehej në vend. Ai u kthye me avion dhe gjatë udhëtimit, ashtu edhe gjatë ekzaminimeve në VMA ku mbërriti rreth orës 13:00 sot, nuk pati shqetësime dhe ndihej mirë,” deklaroi Dinčić.

Ai shtoi se, pas ekzaminimeve dhe analizave të nevojshme, konsulta mjekësore në VMA konstatoi se gjendja shëndetësore aktuale e Vuçiçit është stabile dhe e kënaqshme.

“Konsulta përshtati terapinë, këshilloi ndjekjen e rregullt mjekësore dhe vazhdimin e trajtimit. Pritet që brenda një ore (rreth orës 17:00) presidenti të largohet nga Akademia Ushtarako-Mjekësore, por në çdo rast nuk është realiste të pritet që ai të kthehet plotësisht në aktivitetet e tij të zakonshme brenda disa ditëve të ardhshme,” tha Dinčić.

Kategoritë
LajmeRajoni