Gjatë 4 muajve të parë të vitit Antalie vizitohet nga turistët e 129 vendeve të botës

Antalie, e cila ofron shërbime të sigurta dhe të shëndetshme të turizmit falë masave të marra, është ndër zgjedhjet e para të turistëve gjatë procesit të epidemisë.

Turistë nga 129 vende të botës vizituan Antalien në katër muajt e parë të vitit.

Antalie, e cila ofron shërbime të sigurta dhe të shëndetshme të turizmit falë masave të marra, është ndër zgjedhjet e para të turistëve gjatë procesit të epidemisë.

Përveç detit, rërës, diellit, turistët që vijnë në qytet, i cili shquhet me bukuritë natyrore dhe strukturat historike, kanë mundësinë të njohin ushqimin dhe kulturën lokale të qytetit.

Vizitorët janë të interesuar për turizmin e vilave dhe karvanëve, si dhe hotelet luksoze ku ofrohen të gjitha llojet e mundësive.

Pavarësisht nga epidemia, 445 mijë e 671 turistë nga 129 vende të botës vizituan Antalien, e cila priti rreth 3.5 milion turistë vitin e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe nga Rusia kanë ardhur 296.131 mysafirë, 39.485 nga Gjermania, 30.409 nga Ukraina, 12.908 nga Kazakistani, 8.490 nga Polonia, 5.869 nga Irani dhe 485 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Kategoritë
BotaLajme