Gazetarja tërheqëse italiane në lidhje me lojtarin e Milanit dhjetë vite më të ri: “Kam njohur një person të mrekullueshëm”

Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se futbollisti i Milanit, Samuele Ricci (24), dhe gazetarja e njohur sportive Eleonora Incardona janë në një lidhje.

Ajo foli për herë të parë publikisht për marrëdhënien e tyre, duke theksuar se bëhet fjalë për një lidhje të sinqertë, të qëndrueshme dhe të pjekur. Mbrëmë, Eleonora e shoqëroi Riccin në derbin ndërmjet Interit dhe Milanit dhe publikoi një video ku ai ishte në qendër të vëmendjes.

Eleonora Incardona (34), një nga fytyrat më të njohura të gazetarisë sportive italiane, zbuloi se lidhja e tyre u zhvillua në një periudhë kur jeta e saj nuk ishte aspak e lehtë.

“Jam e lumtur që jam me Samuele Riccin. U njohëm në një nga periudhat më të komplikuara të jetës sime. Në atë kohë isha përqendruar vetëm te puna për të shtyrë gjithçka tjetër anash. Dhe pastaj njoha një person të mrekullueshëm, me parime të qarta dhe vlera të forta,” tha Eleonora, duke theksuar se pikërisht Samuele ka sjellë qetësi dhe energji pozitive në përditshmërinë e saj.

Lidhja e tyre ka ngjallur interes të madh në publik, por çifti përpiqet të ruajë një pjesë të privatësisë, edhe pse herë pas here shfaqen së bashku në ngjarje publike.

Të dy janë aktualisht maksimalisht të përkushtuar ndaj karrierave të tyre, por siç thekson Eleonora, mirëkuptimi dhe mbështetja e ndërsjellë janë çelësi i suksesit si në punë, ashtu edhe në lidhje.

Kategoritë
Sport