Në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza, në të gjithë enklavën forcat izraelite kryen 24 masakra duke vrarë 210 persona dhe duke plagosur 386 të tjerë
Numri i të vdekurve palestinezë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në të paktën 25.700, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 63.740, transmeton Anadolu.
Në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza, në të gjithë enklavën forcat izraelite kryen 24 masakra duke vrarë 210 persona dhe duke plagosur 386 të tjerë.
“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, theksoi ministria palestineze.
Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga inkursioni ndërkufitar i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, ku sipas autoriteteve izraelite, janë vrarë rreth 1.200 izraelitë.
Që atëherë, rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur brenda vendit dhe të gjithë ndodhen në një pasiguri ushqimore dhe me një sistem shëndetësor në kolaps. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor krahasuar me kohën para fillimit të konfliktit.
Dje, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se populli i Gazës jo vetëm që rrezikon të vritet ose plagoset nga bombardimet e pamëshirshme, por ata gjithashtu kanë një mundësi në rritje për të kontraktuar sëmundje infektive.