Gaza, rritet në 31.341 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit forcat izraelite kanë vrarë 69 palestinezë në Rripin e Gazës dhe se është rritur në 31.341 numri i të vrarëve në Gaza

Është rritur në 31.341 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 7 tetori 2023 e deri më tani në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 160 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit forcat izraelite kanë vrarë 69 palestinezë në Rripin e Gazës dhe se është rritur në 31.341 numri i të vrarëve në Gaza.

Në sulmet e fundit të forcave izraelite janë plagosur 110 palestinezë dhe se numri i të plagosurve gjithsej në Rripin e Gazës ka arritur në 73.134.

Theksohet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve. Ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Kategoritë
BotaLajme