Galatasaray është kampion i Turqisë, Fenerbahçe “duarbosh” për të 11-tin vit radhazi

Futbollistët e Galatasarayt janë kampionët e Turqisë! Gjigandi nga Stambolli tregoi më së shumti këtë sezon dhe e fitoi me meritë trofeun e ri të kampionit të Superligës.

Me fitoren kundër Kayserisporit me rezultat 3:0 në xhiron e 34-të të Superligës turke, Galatasaray e siguroi matematikisht titullin e kampionit të Turqisë.
Nga ana tjetër, Fenerbahçe i Edin Dzekos dhe Jose Mourinhos, pavarësisht fitores me rezultat 2:1 dhe golit të përfaqësuesit të Bosnje-Hercegovinës, mbeti “duarbosh” dhe kështu vazhdoi agjërimin që zgjat plot 11 vjet.

Shumë gjatë për një gjigand të tillë, por Galatasaray gjatë tërë sezonit ishte rivali dukshëm më i mirë dhe në fund me meritë e festoi titullin e kampionit të Turqisë.

Që nga kur Superliga turke luhet në këtë format (nga viti 1959), Galatasaray ka fituar 25 tituj, ndërsa Fenerbahçe gjithsej 19.

Galatasaray erdhi deri te fitorja e sotme me golat e Victor Osimhenit, Barış Yılmazit dhe portierit Fernando Muslera, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të.

Galatasaray kështu ka tetë pikë më shumë se Fenerbahçe, dy xhiro para fundit të Superligës.

Kategoritë
Sport