Futbollisti shqiptar me goditje “rrufe” shtang të pranishmit, centimetrat shpëtojnë portierin

Futbollisti shqiptar me goditje “rrufe” shtang të pranishmit, centimetrat shpëtojnë portierin

Ka ende shumë punë për të bërë që të përmirësohet në aspektin fizik dhe për të mbajtur ritmin e lartë të futbollit, por në cilësitë teknike, futbollisti shqiptar, Ernest Muçi është brilant.

Ish-lojtari i Tiranës e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen e sotme ndaj Craiovas, që Legia e Varshavës e barazoi në shifrat 2-2.

Muçi nuk ishte protagonist në golat e shënuar, por ka rrezikuar në disa raste portën e Craiovas.

Madje në minutën e 15 lëshoi një predhë nga distanca që meriton notën 10.

Për fatin e keq të tij, topi shkoi ngjitur me shtyllën. Ernesti nuk mund t’i besonte syve sesi i shpëtoi goli më i bukur i karrierës.

Kategoritë
LajmeSport
Reklamë: ABE Kosova