Ndeshja e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Izraelit, që zhvillohet në terren neutral në stadiumin TSC Arena në Baçka Topollë, solli sërish skenat e takimit të parë mes tyre.
Ngjarjet nga ndeshja e parë në Debrecen, ku Irlanda triumfoi 3:0, u përsëritën edhe sonte në Serbi.
Gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit, përfaqësuesit irlandezë i ulën sërish kokat njëzëri, duke përcjellë kështu një mesazh të qartë për publikun dhe duke dënuar fuqishëm gjenocidin në Gazë.
Sonte në Baçka Topollë u pa pothuajse e njëjta pamje si në ndeshjen e parë. Tensionin e shtoi edhe mungesa e sërishme e shtrëngimit tradicional të duarve mes lojtarëve para fillimit të takimit.
Menjëherë pas përfundimit të protokollit zyrtar, lojtarët e të dyja skuadrave u drejtuan në pozicionet e tyre, pa asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Megjithëse ndeshja zhvillohet në terren neutral në TSC Arena të Baçka Topollës, rrethanat jashtë fushës i japin një ngarkesë të veçantë dhe tejet të tensionuar këtij takimi, në të cilin të dyja skuadrat kërkojnë pikë.

