Futbollistët e Rayo Vallecanos festojnë fitoren ndaj Strasbourg me flamurin palestinez

Pas ndeshjes, lojtarët e Rayo Vallecanos iu drejtuan tribunave dhe gjatë festimeve të fitores shpalosën flamurin palestinez.

Futbollistët e ekipit spanjoll Rayo Vallecano, pas fitores ndaj Strasbourg, shpalosën flamurin palestinez, raporton Anadolu.

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinale në UEFA Ligën e Konferencës, Rayo Vallecano priti në shtëpi ekipin francez Strasbourg dhe e mposhti 1-0 me golin e shënuar nga Alemao në minutën e 54-t.

Pas ndeshjes, lojtarët e Rayo Vallecanos iu drejtuan tribunave dhe gjatë festimeve të fitores shpalosën flamurin palestinez.

Kategoritë
Sport