Frikë, jo mësim: Shumica e nxënësve në Kosovë kanë përjetuar dhunë fizike në shkolla

Dukuria shqetësuese e dhunës në shkolla, qoftë fizike apo psiçike, duket se çdo ditë e më shumë po përkeqësohet, ndërsa organet shtetërore nuk kanë ide se si të parandalojnë rastet të tilla. Sipas matjeve të shumta shkencore, pjesa më e madhe e nxënësve në Kosovë raporton për dhunë të çfarë forme.

Në mesin e nxënësve nga klasa e gjashtë në të nëntën në shkollat e Kosovës, dhunë psikologjike thonë se kanë përjetuar rreth 63 për qind e vajzave dhe 69 për qind e djemve. Por, ata thonë se në shkolla përjetojnë edhe lloje të tjera të dhunës.

Sipas një sondazhi që realizoi organizata Save the Children Kosova në vitin 2021, 35 për qind e fëmijëve të anketuar kanë thënë se janë ndier të bullizuar ose të ngacmuar për shkak të pamjes së jashtme, aftësisë së kufizuar, religjionit, orientimit seksual, statusit ekonomik dhe arsyeve të tjera.

Në atë hulumtim me 385 nxënës shqiptarë dhe serbë në Prishtinë dhe në Graçanicë, një e treta e tyre raportuan se kishin qenë viktima të ngacmimeve në shkollë gjatë muajve të fundit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi