Nëse e keni parë serialin e njohur turk, atëherë aktori Ahmet Melih Yilmaz duhet të jetë i njohur për ju.
Së fundmi ai ka pësuar një ndryshim të madh në jetën e tij, i cili ka ardhur në pamje dhe në gjini, pasi ka bërë disa ndërhyrje kirurgjikale për t’u kthyer në gjininë që ndiente se i përkiste.
Ajo shprehu gjithashtu se është e vështirë të bëhesh grua, nuk mund të bëhesh vetëm duke veshur një fund, gjithashtu e dinte që me këtë ndryshim jeta do i vështirësohej akoma më shumë.
Nga ana tjetër, Meli ka rrëfyer se së shpejti do të heqë dorë nga televizioni dhe do i përkushtohet vetëm teatrit.














