Qindra vetura nga Kosova kanë vërshuar drejt bregdetit shqiptar sot duke shkaktuar kolona të gjata në aksin rrugor Morinë–Milot.
Si pasojë e fluksit të madh, lëvizja është ngadalësuar ndjeshëm, sidomos në segmentin Rubik–Milot, ku kolonat janë raportuar të shtrihen mbi 30 kilometra.
Sipas dëshmive të qytetarëve, situata është bërë veçanërisht e vështirë në afërsi të kryqëzimit të Milotit.
“Kolona në Rrugën e Kombit në drejtim të Shqipërisë është aq e gjatë, sa e ka bllokuar pothuajse tërësisht udhëkryqin Milot–Lezhë dhe Milot–Tiranë”, ka deklaruar një udhëtar për Telegrafin.