Filluan regjistrimet për kurset e gjuhës turke në Institutin YunusEmre në Kosovë

Instituti YunusEmre në Kosovë për shkak të rritjes së interesimit ndaj gjuhës turke në vend pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), përveç kurseve online fillon të zbatojë edhe modelin miks hibrid.

Në një njoftim të bërë nga Instituti YunusEmre, thuhet se në kohë të pandemisë kanë marrë mbi 1500 aplikime për kurset online të gjuhës turke.

Më tej në njoftim thuhet se vazhdimi i mësimit të gjuhës turke synon mbështetjen e iniciativave lokale në lidhje me mësimin e gjuhës turke, rritja e numrit të shkollave ku gjuha turke do të jetë lëndë zgjedhëse, sigurimi i standardizimit të mësimit të gjuhës turke si dhe përhapja e qasjes në “Portalin e Gjuhës Turke në Distancë”.

Instituti në lidhje me zbatimin e këtij modeli, njofton se çdo grup do të ketë nga 2 orë në javë, që mund të rritet deri në 3 orë në varësi të nevojave të grupeve ku një nën nivel do te ketë në total 72 ore mësimi.

Pjesëmarrësit në koordinim me metodat tradicionale të mësimit të gjuhës, do të kenë mundësi në qasjen tek mjetet teknologjike si filma në gjuhën turke me titra, video dhe mjete tjera teknologjike.

Programi do të zbatohet nga qendrat e Institutit në Prishtinë, Prizren dhe Pejë dhe kursantet ne fund te kursit do te pajisen me certifikata te njohura ndërkombëtarisht.

Për aplikim dhe më shumë informacion: https://bit.ly/3nVEXQY

Kujtojmë se Instituti “YunusEmre” në qendrën e tij në Prishtinë përveç kurseve të gjuhës turke organizon edhe kurset e instrumenteve muzikore, të gjuhës osmane,aktivitete të korit të grave të muzikës turke dhe shqipe, kurset ebru, tëshigjetarisë tradicionale turke etj./Gazetaere

Kategoritë
LajmeTë ndryshme