Filloi si aksident, gjithçka që ndodhi më pas ishte si një film horror – detaje dhe pamje të një ngjarjeje të rrezikshme në BeH

Një aksident trafiku me pasoja të rënda ka ndodhur të dielën në Trnovi të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Aksidenti thuhet se ndodhi ndërsa një shofer ishte duke drejtuar makinën me shpejtësi të lartë dhe duke ndryshuar korsi në mënyrë të rrezikshme.

Dhe sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, gjithçka që ndodhi më pas ishte në nivelin e filmave horror.

Siç edhe shihet më tej, pasi automjeti i tij u ndal në anë të rrugës, ai doli për t’u përballur fizikisht me turmën që e kishte ndaluar, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Dhe situata u përkeqësua më tej kur djali i tij i mitur, i cili ishte pasagjer, u ul pas timonit dhe tentoi të godiste turmën, duke rritur rrezikun për jetën e njerëzve në vendngjarje.

Autoritetet kanë njoftuar se hetimi i incidentit pritet të shkojë drejt tentativës për vrasje.

Si pasojë, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, dy të tjerë lëndime të lehta, ndërsa gjendja e personit të katërt nuk dihet ende.

Babai dhe djali janë arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.

 

Kategoritë
LajmeRajoni