Një person nga Austria ka fituar një shumë rekord prej 250 milionë eurosh në kuadër të llotarisë EuroMillions.
Siç u njoftua të premten në mbrëmje nga Lotaria e Austrisë, ky lojtar është fitues i të ashtuquajturit “Europot” dhe, me një bast prej 10 eurosh, ka qëlluar të shtatë numrat.
“Fitimin e mëparshëm rekord gjithashtu e mbante një austriak. Në dhjetor të vitit 2023, një lojtar kishte fituar vetë Europotin, i cili në atë kohë (edhe pas një rundi Superpoti) kishte arritur në 240 milionë euro. Pas kësaj fitoreje, lojtari mbeti anonim dhe asnjë detaj për të nuk u bë publik”, shkruan Heute.
Me sloganin “Bëhu më i pasur se të pasurit”, në vitin 2004 u themelua lotaria evropiane “EuroMillions” në vendet pjesëmarrëse: Francë, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar, Austri, Belgjikë, Irlandë, Luksemburg, Portugali dhe Zvicër.
Sa i përket kësaj fitoreje, lojtari do t’i marrë 250 milionë euro në llogarinë e tij pas skadimit të afatit për ankesa, i cili zgjat katër javë.