Ferizaj është taksapaguesi më i madh, por Qeveria Kurti e lë pa asnjë investim kapital në vitin 2024

Komuna e Ferizajt ka reaguar pasi është anashkaluar tërësisht në projeksionet buxhetore të Qeverisë së Kosovës sa i përket investimeve kapitale, megjithëse kjo komunë është taksapaguesi më i madh në Kosovë, pas kryeqytetit.

“Kjo është e paprecedentë në gjithë historinë politike të pasluftës”, thuhet në reagimin e Komunës, e cila udhëhiqet nga Agim Aliu i PDK-së.

REAGIMI I PLOTË:

 

Se Komuna e Ferizajt është anashkaluar në projeksionet buxhetore të Qeverisë së tanishme të Republikës së Kosovës e kemi thënë kaherë, por që të mbetet qyteti taksëpagues më i madhi e i pari nga të gjitha komunat, përjashto kryeqytetin, pa asnjë cent investime kapitale nga Qeveria e Kosovës, kjo është e paprecedent në gjithë historinë politike të pasluftës.

Një ndasi politike kaq agresive, me këtë qasje skajshmërisht refuzuese për nevojat për investime kapitale në dobi të qytetarëve të Ferizajt, thënë më së lehti, është jomeritore nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kujt po i pengon zhvillimi i hovshëm i Ferizajt? A meritojnë ferizajasit të mos figurojnë askund në tabelën e investimeve të Qeverisë së Kosovës? Kujt i shërben Qeveria, të gjithë qytetarëve apo vetëm komunave të linjës së njejtë politike me Qeverinë?

Ferizaj do të ngadhnjej, zhvillimin e ritmin e punëve, nuk ka forcë që do ta ndal, i takon qytetarëve të vlerësojnë vet, të zgjedhurit e tyre në nivel qendror, që me heshtje tentojnë ta kalojnë këtë turp, ngaqë si gjithmonë, nuk përfaqësuan as dje, as sot, as nesër interesat e Ferizajt e ferizajasve nga të cilët morën besimin, fakte këto për të cilat ferizajasit nuk harrojnë.

Tabela: Investimet e reja kapitale nga niveli qendror në komuna për vitin 2024  Burimi: Instituti GAP

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi