Trajneri spanjoll dhe aktualisht drejtues i Comos, Cesc Fàbregas, ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Italisë.
Mediat italiane raportuan se Fabregas ishte një nga kandidatët për të zëvendësuar Gennaro Gattuso, duke pasur parasysh rezultatet e mira që po arrin këtë sezon me Comon.
Megjithatë, spanjolli e hodhi poshtë këtë mundësi.
“Të jem trajner i Italisë? Ndoshta një ditë, por për momentin jam shumë i lidhur me rolin e trajnerit në fushë, ku duhet të jem çdo ditë me lojtarët, sidomos me të rinjtë, dhe të përgatis ndeshjet. Puna me një kombëtare do të më ishte tani për tani pak e mërzitshme”, u shpreh Fabregas.
Ai nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë për të marrë një rol të tillë në të ardhmen.
“Në të ardhmen, kur të jem pak më i madh, kush e di…”, përfundoi ai.












