Erdoğan: Kur të përfundojnë punimet, do ta ofrojmë vaksinën tonë në përdorimin e të gjithë njerëzve

Presidenti Erdoğan tha se kur të përfundojnë punimet për vaksinën vendase, parashikojnë që ta ofrojnë vaksinën në përdorimin e të gjithë njerëzve në kushte më të përshtatshme.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se kur të përfundojnë punimet për vaksinën vendase, parashikojnë që ta ofrojnë vaksinën në përdorimin e të gjithë njerëzve në kushte më të përshtatshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, nëpërmjet internetit dërgoi një video-mesazh me titull “Financimi i Zhvillimit gjatë dhe pas COVID-19” në aktivitetin e organizuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive.

Fjalën e tij Erdoğan e filloi me falënderimet ndaj pjesëmarrësve dhe Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres si dhe kryeministrave të Kanadasë dhe Xhamajkës për këtë iniciativë kuptimplote.

“Pandemia e COVID-19 e cila ka lënë pas një periudhë 1 vjeçare ka paraqitur para syve se fati i njerëzisë është i përbashkët përballë problemeve globale”, tha Erdoğan i cili shtoi se Turqia që në fillim të kësaj lufte është përpjekur të forcojë solidarizimin global dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Me këtë qasje Turqia ka siguruar mbështetje dhe ndihmë mjekësore për 157 vende dhe 12 organizata ndërkombëtare, tha Erdoğan, duke vazhduar më tej:

“Në këto ditë të vështira nuk kemi lënë vetëm kryesisht vëllezërit tanë afrikanë. Në periudhën 2009-2019 kemi kryer me 2.5 miliardë dollarë ndihmë zyrtare për zhvillim vetëm për vendet më pak të zhvilluara. Pandemia e COVID-19 ka zbuluar edhe një herë shtrembërimet në sistemin global që ne kemi shprehur pothuajse në çdo platformë. Pandemia globale e cila ka kapur të papërgatitur edhe vendet më të pasura të botës, ka shkaktuar rrënime serioze sidomos për vendet e zhvilluara më pak”.

“Padrejtësia e cila qartësohet edhe më shumë me pandeminë, është bërë shumë më e rëndë me çështjen e vaksinimit. Ne shohim se rreth 100 vende në botë nuk mund të kenë ende qasje në vaksina. Në emër të njerëzisë dhe vlerave njerëzore është një situatë alarmante që miliarda njerëz nuk kanë siguruar as dozën e parë të vaksinës ndërsa ka vende që kanë vaksinuar gati gjithë popullsinë. Është më se e qartë se pandemia nuk do të mbarojë dhe rimëkëmbja ekonomike nuk do të realizohet pa siguruar qasje të drejtë në vaksinë”, tha Erdoğan.

Ai vuri theksin se vendet që kanë arritur sasinë për të vaksinuar shtetasit e tyre duhet t’u shpërndajnë vendeve në nevojë vaksinat e tepërta.

“Shtyrja e borxheve duhet të përfshijë edhe 2021”

“Kur të përfundojmë punimet tona për vaksinën vendase, ne do të ofrojmë vaksinën tonë në përdorimin e të gjithë njerëzve në kushte më të përshtatshme”, tha Erdoğan i cili shtoi se është e rëndësishme që në vend të rimëkëmbjes ekonomike, reflekseve mbrojtëse të zhvillohet një qasjeje më bashkëpunuese dhe më solidarizuese.

“Shpresoj që në punimet e Rishikimit të 16-të të Kuotës së Përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar të përmbushen pritshmëritë e drejta të vendeve që janë në zhvillim. Bashkë me forcimin e mundësive të likuiditetit ne i kushtojmë rëndësi lehtësimit të barrës së borxhit të vendeve kryesisht me të ardhura të ulëta. Hapi për shtyrjen e borxhit të G-20 është një hap i rëndësishëm që kemi vendosur në veprim për të uluar në minimum efektet e pandemisë”, tha Erdoğan.

“E shohim të dobishme që të zgjatet për të dytën herë hapi për shtyrjen e borxheve në mënyrë që të përfshijë plotësisht vitin 2021”, tha Erdoğan duke potencuar se duhet të përfundojnë sa më parë hapat për “mbledhjen e të drejtave të tërheqjes së veçantë” që kanë ardhur në rend dite në G-20″.

Pasi vuri theksin mbi rëndësinë e veprimit të përbashkët brenda solidarizimit dhe bashkëpunimit në këtë proces të vështirë, presidenti Erdoğan shprehu falënderimet për ata që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij aktiviteti.

Kategoritë
BotaLajme