Përderisa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndërmerr iniciativa bashkëpunimi për të ardhmen në Ballkanin Perendimor, ka të atillë që edhe ardhjet e tij në Kosovë i shohin me dyshim.
Një i tillë është një i moshuar nga Kosova që ka dalë para objektit të Qeverisë me disa pankarta “bajate” në duar.
Ragip Rugova ka mbajtur dy pankarta në duar, teksa Rama po qëndron për vizitë në Kosovë.
“Para Kuvendit të Kosovës, “mirëseardhje” për Edi Ramën”, ka shkruar Rugova.
Nuk dihet se prej nga i u është shkaktuar i gjithë ky skepticizëm Rugovës, por iniciativat rajonale të Ramës janë mjaft të respektuara./Lajmi.net

