“Edhe berberi ka përgjegjësi”, ish shefi i hetuesve flet për vrasjen e 18 vjeçarit

Rrahman Sylejmani, ish shefi i hetuesve në polici në një intervistë për lajmi.net ka shpjeguar në mënyrë profesionale rastin e Lulzim Fejzullahut.

Ai në bazë të situatës ka thënë se pasi konflikti ka filluar në një lokal floktarie, pronari i lokalit do të duhej të lajmëronte dikë.

“Edhe berberi ka përgjegjësi”, ka thënë Sylejmani i cili e ka konsideruar arsyen e konfliktit si diçka banale.

Ndër të tjera, Rrahman Sylejmani ka thënë se në bazë të pamjeve qëllimi i dy të dyshuarve për vrasjen e tij ka qenë vetëm vrasja.

Kategoritë
LajmeVendi