

Kategoritë
Sport

Muriqi, që aktivizohet në La Liga spanjolle me Mallorcan, bëri një deklaratë të bujshme lidhur me Fenerbahçen.
Emri i tij u përmend shpesh gjatë merkatos si një rikthim i mundshëm te ish-klubi, ndërsa ai vetë zbuloi të vërtetën që kishte mbetur e fshehtë.
Ai pranoi se në janar Fenerbahçe kishte zhvilluar bisedime me drejtorin e Mallorcas, Pablo Ortells, dhe tregoi detajet e procesit.
“MË THANË SE ËSHTË E PAMUNDUR TË LARGOHEM”
Muriqi deklaroi: “Para ndeshjes me Rayo Vallecano në janar, ata biseduan me klubin. Drejtori ynë Pablo erdhi tek unë dhe më tha se kishin folur me Fenerbahçen, por se ishte e pamundur të largohesha. Unë ia lashë vendimin atij: ‘Nëse klubi do të fitojë shumë para, shkoj; por nëse keni nevojë për mua, qëndroj’. Ai më kërkoi të qëndroj. Dua të bëhem legjendë te Mallorca.”
PRANË REKORDIT TË HISTORISË
Ndërkohë, Vedat Muriqi është shumë pranë të hyjë në historinë e klubit Mallorca.
Për të arritur rekordin prej 54 golash në La Liga të ish-sulmuesit legjendar Samuel Eto’o, atij i duhet vetëm edhe një gol.
Sulmuesi kosovar ishte larguar në vitin 2020 drejt Lazio për shumën prej 21 milionë euro.