Edin Džeko shënoi një tjetër gol për Fenerbahçen në ndeshjen e fazës nokaut të Ligës së Evropës kundër Anderlechtit.
“Diamanti” e dyfishoi epërsinë e Fenerbahçes në minutën e 43-të pas një krosimi nga Akçicek.
Përpjekja e parë e Džekos u bllokua nga një prej mbrojtësve mysafirë, por ai e shfrytëzoi topin e kthyer dhe shënoi për 2:0 në favor të Fenerit.
Më herët, rrjetën e ekipit belg e kishte tundur edhe sulmuesi serb Dushan Tadiç.
Ky ishte goli i 19-të i Džekos këtë sezon në 35 paraqitje për Fenerbahçen në të gjitha garat, ndërsa bilancit të tij të golave i ka shtuar edhe pesë asistime.
Në Ligën e Evropës, ky ishte goli i tij i tretë në nëntë paraqitje për gjigantin turk, me dy asistime të shtuara në këtë kompeticion.