Për disa muaj me radhë, brenda QKUK-së ka pasur shqetësime në lidhje me procesin e dhënies së tenderit për furnizim me pajisje të dializës. Përpos problematikave të shumta që janë raportuar me detajet e mjeteve në këtë proces, po ashtu dyshime serioze ka edhe për operatorin ekonomik që ka fituar këtë tender, shkruan Gazeta Metro.
Pra, operatori ekonomik që është përzgjedhur nga QKUK-ja për këtë shërbim kushton 843 mijë euro, ndërsa operatori më i lirë ka bërë ofertë për 584 mijë euro. Ky vendim për dhënien e tenderit është nënshkruar të mërkurën më 13 gusht.
“Sipas informatave që kemi ofertuesi më i lirë ka ofertuar produkt kualitativ nga prodhuesi amerikano-gjerman Fresenius ku me një kilikim të thjeshtë shihet qartë se ky është prodhuesi me i madh botëror i makinave dhe materialeve shpenzuese për hemodializë, dhe i njëjti prodhues në QKUK eliminohet si i papërgjegjëshëm”, thonë më tej burimet.
Në këtë situatë shqetësuese, burimet brenda QKUK-së ftojnë prokurorinë të merret seriozisht me këtë çështje ku shihet qartë manipulimi dhe favorizimi i një operatori ekonomik./gazetametro.net