Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar se kriza politike aktuale nuk do të tejkalohet lehtë.
Ajo ka treguar edhe pse nuk e votoi Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit.
“E ka barazu Zotin me gjygym, person i drejt dhe i pastër kurrë”.
“Nuk besoj se do të dalim shpejt nga kjo krizë. Personalisht mendoj se, nëse konstituohet Kuvendi, ekziston mundësia që Dimal Basha të japë dorëheqje dhe Albulena si zëvendëse e parë të marrë postin e kryeparlamentares. Ky është një prej skenarëve. Ndërsa, për asnjë kandidat serb nuk do ta jap votën time”, është shprehur ajo.