Droni turk ANKA III godet në shënjestër të plotë me municionin LGK-82

ANKA III, me të cilin më parë janë kryer teste të suksesshme të qitjes me municione të ndryshme vendase, kësaj radhe realizoi goditje të suksesshme me municion LGK-82 të ASELSAN-it.

Mjeti ajror pa pilot turk (droni) ANKA III, i zhvilluar nga Industritë Hapësinore Turke (TUSAŞ), goditi me sukses objektivin me municionin LGK-82 të ASELSAN, transmeton Anadolu.

Droni turk ANKA III vazhdon të fitojë aftësi të reja. ANKA III, me të cilin më parë janë kryer teste të suksesshme të qitjes me municione të ndryshme vendase, kësaj radhe realizoi goditje të suksesshme me municion LGK-82 të ASELSAN-it.

Kreu i Industrive të Mbrojtjes i Presidencës, Haluk Görgün në një postim nga llogaria e tij X, deklaroi se gjuajtja e suksesshme e municioneve LGK-82 të zhvilluara nga ASELSAN nga droni ANKA III e ka çuar efektivitetin ajror të Türkiyes në një nivel tjetër.

Ai tha se fitimi i kësaj aftësie të rëndësishme është tregues konkret i fuqisë të inxhinierisë kombëtare dhe përparimit të vendosur në industrinë turke të mbrojtjes.

“Unë i përgëzoj me gjithë zemër të gjithë inxhinierët tanë, ekipet teknike dhe nënkontraktorët që kontribuan në projekt, veçanërisht ASELSAN dhe TUSAŞ. Çdo sukses i ri forcon më tej hapat që hedhim në rrugën drejt një Türkiye të pavarur dhe të fortë”, tha Görgün.

Kategoritë
BotaLajme